40-vjetori i demonstratave bashkon Ahmetin e Kurtin

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Mars, 2021 14:45

40-vjetori i demonstratave bashkon Ahmetin e Kurtin

40-vjetori i demonstratave në Kosovë ka bashkuar liderin e BDI, Ali Ahmetin dhe atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti, njofton FLAKA

40 vjet pas ngjarjeve studentore në Prishtinë ,kreu i BDI-SË Ali Ahmeti dhe lideri i Vetëvendosjes ishin në vendin ku u zhvilluan këto protesta gjithëpopullore që filluan si një lëvizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë dhe që ishin pikënisja e një sërë ngjarjesh për çlirimin e shqiptarëve nga një armik i ashpër serb derisa po në këto protesta u zbraz gjithë ai mllef i grumbulluar prej kohësh.

Pasi mori pjesë në aktivitetet për nder të 40 vjetorit të demonstratave, Kurti tha se e veçanta e saj ishte se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë për të kërkuar liri dhe barazi kushtetuese sikur popujt tjerë.

“Sot më 11 mars shënojmë 40-vjetorin e demonstratave të fuqishme studentore, të cilat u bënë edhe gjithë popullore në ballë të së cilave, përveç studentëve, ishin edhe punëtorët. Asokohe, studentët u organizuan nga mensa, konviktet, universiteti për të drejtat e shqiptarëve për Kushtetutën dhe Kosovën në mënyrë që edhe ajo të jetë e barabartë përmes statusit të Republikës. Demonstratat e vitit 1981, sikurse edhe çdo grup tjetër të demonstratave në historinë e shqiptarëve ndodhet ndërmjet demonstratave të vitit 1968 për universitet dhe demonstratave të vitit 1988-1989, kundër suprimimit të autonomisë. Por e veçanta e demonstratave të vitit 1981 është se studentët ishin të organizuar dhe vetëdijesuar si asnjëherë më parë dhe në këtë mënyrë në emër të Kosovës kërkonin jo thjesht liri, por edhe barazi kushtetuese me popujt dhe Republikat tjera”, tha Kurti .

Të përkujtojmë se në ato demonstrata shërbimi policor pas intervenimit brutal ndaj studetëve të revoltuar paraburgosi një numër të madh të tyre. Kjo ndërhyrje shkaktonë demostratën e organizuar të studentëve më 11 mars e cila po ashtu shtypet me dhunë dhe parabugosen disa student. Më këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-ës. Si pasojë rrjedhin tubimet e njohura si “Demonstratat e Punëtorëve” në të cilat punëtorët kërkonin lirimin e studentëve të burgosur. Përsëri, organet shtetërore intervenojnë me tërë brutalitetin e tyre. Gjatë këtyre tubimeve, armata Jugosllave paraqet prezencën e saj. Pas dy muajsh në territorin e “Krahinës Socialiste të Kosovës” vendoset “Gjendja e jashtëzakonshme” e më vonë edhe shtetrrethimi. Ky zinxhir vazhdoi deri me fillimin e luftës në Kosovë. FLAKA

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 11 Mars, 2021 14:45