30 vjet premtime në çdo cikël zgjedhor, asnjë Qeveri nuk e përfundoi Spitalin e Kërçovës

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 21:53

30 vjet premtime në çdo cikël zgjedhor, asnjë Qeveri nuk e përfundoi Spitalin e Kërçovës

Spitali i Kërçovës është përmendur vetëm nëpër fushata parazgjedhore. Siç duket ky trend do të vazhdojë edhe në cikle të ardhshme zgjedhore. E fundit ka qenë ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila në korrik të vitit 2020 duke qëndruar në Kërçovë për aktivitete zgjedhore, paralajmëroi fillimin e punimeve dhe ndarjen e mjeteve për këtë spital.

“Qeveria vitin e kaluar vendosi, ndërsa këtë vit para disa javëve ka siguruar 300 milion denarë për ndërtimin e objektit të ri të spitalit të Kërçovës dhe është një marrëveshje që është përfunduar dhe që do të fillojë me punimet”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Deri në janar të këtij viti nuk pati asnjë lëvizje. Në fillimit të vitit në Kërçovë erdhi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe për të lajmëruar fazën e dytë të ndërtimit të këtij spitali. Atë ditë disa punëtorë të firmës e cila ka fituar tenderin pastruan oborrin e spitalit. Pamje (103144)

“Fillojnë me punë edhe punëtorët në spitalin e ri fillon faza e dytë, ne e lajmëruam para disa muajve dhe me përfundimin e fazës së dytë ne e rrumbullakojmë procesin e përgjithshëm”, tha Venko Filipçe.

Por pas asaj dite aty më nuk u pas askush dhe sot gjendja e këtij spitali vazhdon të jetë e njëjtë.

“Prapa meje ndodhet spitali i ri i Kërçovës i cili është filluar para 30 viteve, në janar të këtij viti ministri i shëndetësisë Venko Filipçe erdhi këtu dhe paralajmëroi se do të fillojnë punimet, atë ditë u punua vetëm pak nga firma e cila e ka marr tenderin, u pastrua oborri por nga ajo ditë në këtë spital nuk është duke u punuar asgjë, d.m.th. punët kanë ngelur ashtu siç kanë qenë vite me radhë”, tha gazetarja, Salije Sadiku.

TV21 disa herë ka kontaktuar drejtorin e Spitalit të Kërçovës për të na njoftuar me zhvillimin e punimeve, por ai ka qenë i pakapshëm për ne në çfarë do lloj situate. Ndërtimi i këtij spitali ka filluar në vitet 1985-89. Çdo vit vizitohet nga përfaqësues politik dhe premtohet përfundimi i tij.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 20 Mars, 2021 21:53