24 viktima dhe 1.293 raste të reja me Covid-19

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:23

24 viktima dhe 1.293 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.094 teste të kryera janë regjistruar 1.293 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 339 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 24 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 115.222 raste, prej të cilëve 99.015 janë shëruar, kurse 3.388 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka raste aktive 12.819.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 17 Mars, 2021 14:23