19 të vdekur dhe 333 raste të reja me COVID-19

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Nëntor, 2021 19:32

19 të vdekur dhe 333 raste të reja me COVID-19

19 persona kanë vdekur nga virusi korona gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e vendit ka njoftuar se nga 2 mijë e 547 testime, kanë rezultuar 333 raste pozitive.

Ndërsa 309 persona ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës dhe 8 mijë e 398 të tjerë vazhdojnë të përballen.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 1,467.751 teste të COVID-19 në Maqedoni të Veriut. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 215.009, numri i pacientëve të shëruar është 199.064 dhe numri i vdekjeve është 7,547.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 28 Nëntor, 2021 19:32