15 viktima nga CoVid-19, 6 nga Shkupi

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 15:06

15 viktima nga CoVid-19, 6 nga Shkupi

Kryeqyteti Shkupi prin listën e qyteteve me viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Nga 15 viktima sa janë regjistruar në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut, 6 janë regjistruar vetëm në Shkup, transmeton TV21.

Në Tetovë, Prilep dhe Koçan janë regjistruar nga 3 viktima, ndërkaq nga një viktimë është regjistruar në Kumanovë, Manastir dhe Krushevë.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë, se 14 pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërkaq një në kushte shtëpiake.

Viktimat janë të moshës nga 53 deri në 94-vjeçare.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 18 Mars, 2021 15:06