137.114 të vetregjistruar, më së shumti në Zvicër

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 13:09

137.114 të vetregjistruar, më së shumti në Zvicër

Numri i fundit i të vetregistruarve është 137.114 dhe tempi po rritet. Në Zvicër janë mbi 45.000, Gjermani 31.000, Itali 19.000, SHBA 5.100, Australi 1.682 dhe Kanada 1.215.

“Për regjistrimin 2021 për zbatimin e pjesës në terren kanë qenë të nevojshëm 5.055 regjistrues dhe 550 instruktorë rajonal. Në konkurset janë paraqitur mbi 10.000 qytetarë, është siguruar numri i nevojshëm për fillimin e aktiviteteve të regjistrimit dhe shpërndarje të të gjitha qarqeve regjistruese. Në vijim është selektimi i personave të paraqitur në konkursin e fundit për regjistrues, prej tyre në 30 rajone veçmë janë mbledhur dhe përpilohen marrëveshje. Deri nesër do të publikohen, ndërsa sot fillon trajnimi i instruktorëve rajonal që duhet te zgjasë deri të premten, ndërsa ata prej të dielës do t’i trajnojnë regjistruesit”, ka thënë sot në konferencën për shtyp, zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.

Ai ka shtuar se të dhënat e regjistrimit janë të besueshme dhe të mbrojtura sipas standardeve më të larta. Regjistrimi në kushte të pandemisë është plotësisht i sigurt dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Protokollin shëndetësor e ka përpunuar Komisioni për sëmundje ngjitëse deri në detajin më të fundit që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe regjistruesve.

Arsovski ka thënë se pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme, penalisht përgjigjet vetëm për nxitjen e bojkotit të operacionit statistikor, ndërsa ata që do të refuzojnë të regjistrohen do iniciohet procedurë penale, ndërsa gjobat janë deri në 300 euro.

Redaksia LOBI
Nga Redaksia LOBI 24 Mars, 2021 13:09